Lajmi i fundit

Korca nuk gjen qetesi, dy termete te tjera ne oret e mengjesit

Korca nuk gjen qetesi nga termetet. Dy lekundje te reja me magnitutë 3.1 dhe 3.2 kanë goditur mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës. Epiqendrat e tërmetit kanë qenë 7 kilometra larg fshatit Nikolicë, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit.

Lëkundjet kane shkaktuar panik tek qytetarët të cilët janë shprehur se në orën 3:33 të mëngjesit lëkundjet kanë qenë të lehta por paniku qëndron pasi ekziston mundësia që lëkundjet të jenë më të mëdha.

Tërmeti i sotem eshte i dyti pas 24 orëve në Korçë, pasi lekundjet e djeshme shoqëruan me dëme materiale në disa shtëpi në fshatin Gjyras së Devollit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close