Lajmi i fundit

Rreziqet nga nderhyrja kineze ne teknologjine 5G, Mediu: Urgjent per zgjidhje

Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, ka reaguar sot lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për t’ia besuar rrjetin 5G në Shqipëri, një kompanie kineze. Mediu u shpreh se “Shqipëria, qeveria, gjithë politika, duhet të jenë të përgjegjshëm në partnerët që zgjedhin edhe në sektorin privat sidomos ato që jane lidhur ngushtë me sigurinë” dhe solli në vëmendjen shqetësimin e ngritur nga SHBA.

“Sekretari i Shtetit Pompeo bëri thirrje në Maqedonine e Veriut që duhet të ndalet ndërhyrja kineze në teknologjine 5G. Ambasada Amerikane në Tiranë bën thirrje që partnerët që zgjidhen për 5G duhet të zgjidhen me kujdes, – vëren Mediu. –  Në jemi vend anëtar i NATO dhe SHBA janë partneri ynë strategjik.  Në mënyrë urgjente kjo çështje duhet të shtrohet për zgjidhje, nuk i takon një qeverie, por gjithë vendit dhe detyrimeve qe kemi si vend anëtar i NATO për të përcaktuar këto marrëdhënie.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close