Neser takimi VV-LDK, keto jane temat qe do te diskutojne

Kosovë&Rajon

Grupet punuese të Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nesër në mesditë vazhdojnë takimet ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.

Zyra për media e VV’së ka treguar se nesër do të bisedohet për cështjet sociale.

“Ekipet punuese nesër flasin për çështjet sociale, energjetikë, rini dhe kulturë”, thuhet në përgjigjen e VV’së.

Grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV’së, Albin Kurti dhe atij të LDK’së, Isa Mustafa të dakordohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.

Pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK’së dhe V’së, i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

ME TE LEXUARAT