Presidenti Meta dekreton "Miratimin e buxhetit faktik të vitit 2018"

Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme “Buxhetin faktik të vitit 2018” si edhe ligjin “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një njoftim të presidencës thuhet:

“Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje 2 (dy) ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, konkretisht:

  1. Dekret nr. 11345, datë 06.11.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 70/2019 “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2018””.
  2. Dekret nr. 11344, datë 06.11.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

ME TE LEXUARAT