Rinas/ Arrestohet i kerkuari i grupit te Lazaratit, po udhetinte nga Blegjika

Aktualitet

Rinas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkëmbimi i informacionit mes Intepol Tirana dhe Policisë Belge çon në pranga një 30 vjeçar të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në orët e mbrëmjes, Policia Kufitare e Rinasit, pas informacionit të marrë nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avjon nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumenta të falsifikuara, menjëherë në momentin e zbritjes nga avioni bëri arrestimin e shtetasit shqiptar B.B., 30 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të Vendimit Penal nr.269 dt.05.06.2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu po për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

ME TE LEXUARAT