Politika

Basha takim me të rinjtë në Vlorë: Rinia dështimi më i madh i Ramës, shpresa jonë e vetme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme një takim me të rinjtë në qytetin e Vlorës.

Në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kreu i opozitës tha se ndodhet në Vlorë për të sjellë shpresën për një Shqipëri ku rinia të mos ikë nga vendi, por të gjithë talentin e saj ta shprehë në vendin e tyre.

Basha u shpreh se ka ardhur koha të mos bëjmë më kompromis as me vlera, as me projekkte, por rruga më e mirë është ti hapim rrugën rinisë.

“Këto katër ditë kam pasur fatin të jem me të rinjtë e Elbasanit, Shkodrës dhe ja ku jemi tani në Vlorë. Ky tur ka një qëllim të shikohemi sy më sy dhe të bisedojmë hapur mbi gjendjen tuaj, mbi hallet që ju shqetesojnë sot dhe neser dhe zgjidhjet që ne ju propozojmë por që edhe ju kerkoni, por edhe që ta përfundojmë këtë tur me një ndryshim siç ju e meritoni sidomos për të rinjtë e këtij vendi

Ka shumë faktorë që do të vemdosin shpejtësinë e këtij angazhimi, por faktori nr 1 është energjia dhe pasioni i rinsië shqiptare. Ne kemi shumë shpresë te rinia. Dhe këtu janë 3 faktorë.

Sepse Rinia është pjesa më e pakompromentuar e shoqërisë. Sepse është me pjesa më europiane e Shqipërisë, në dëshirat, në talentin, por fatkeqësisht jo në mundësi. Dhe sepse vetëm rinia mund dhe duhet të marrë fatet në dorë të Shqipërisë eruiopiane.

Ka ardhur koha të mos bëjmë më kompromis as me vlera, as me projekkte, por rruga më e mirë është ti hapim rrugën rinisë, dhe kjo bëhet me shanse.

Fatkqeësisht të rinjtë nuk e gjejnë të ardhmen në Shqipëri, por ikin në dhe të huaj. Por dheu i huaj nuk mund të bëhet si në vendin tonë. Dhe ju i dini fare mirë. Vlora ka një shkallët më të larta të emigracionit në Shqipëri. Shqiptarët janë një rracë e zgjuar që priren drejt suksesit, që janë konkurentë të paërballueshëm. Por sot jemi në një Vlorë dhe Shqipëri që ofron paga të ulta, frigoriferë bosh dhe një boshllëk ekonoomik, nga një ekonomi që nuk ofron mundësi, por i shkatërron ato. Basha: Në Shqipëri klima për biznesin është toksike. Rinia po përjeton braktisje totale nga kjo qeveri. Rinia është dështimi më i madh i këtij kryeministri, ndaj rinia është grupmosha që po i drejtohet më shumë emigracionit”, tha Basha ndër të tjera.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close