Humb unazen e marteses gjen thesarin 128,000 dollaresh

Soft

Një detektorist metalesh që po kërkonte unazën e martesës së humbur të një miku, nxori një sasi monedhash ari shekullore, me vlerë më shumë se 128,000 dollarë.

Paul Raynard, 44 vjeç, shpërtheu në lot pasi zbuloi 84 monedhat, ku disa prej tyre datojnë nga mbretërimi i mbretit Henry VIII në fillim të viteve 1500.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai vrapoi te detektatori i tij Michael Gëynne duke bërtitur: "Ky është momenti që ëndërruam!"

Babai i dy fëmijëve Paul, nga Keighley, West Yorks tha: "Ishte një ndjenjë e mahnitshme si të kontrollosh numrat e lotarisë tënde dhe të kuptosh se ke fituar çmimin e parë. Po dridhesha. Unë ende nuk mund ta besoj tani."

Pali dhe Michael ishin duke pushuar me një mik fermer në Ballycastle, Irlandën Veriore, kur ai u kërkoi atyre të ndihmonin për të gjetur unazën e dasmës që i kishte rënë në një nga fushat e tij dhe ky ishte edhe momenti i madh kur u zbuluan edhe monedhat.

ME TE LEXUARAT