Kosova - Rajoni

KQZ shpall rezultatet perfundimtare, ja si ndahen mandatet ne Kuvendin e Kosoves

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të gjashtë tetorit në Kosovë.

Sipas këtyre rezultateve, lëvizja Vetëvendosje do të ketë 32 vende në parlamentin 120 vendesh, Lidhja Demokratike 29, Partia Demokratike e Kosovës 25 vende, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 14, ndërsa 20 vende u takojnë partive politike nga radhët e pakicave kombëtare.

Jashtë parlamentit do të mbetet koalicioni i përbërë nga Nisma Social Demokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.

Udhëheqësit e këtij koalicioni kanë paralajmëruar se do të dërgojnë të gjithë procesin edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close