Milan dhe Inter ne lufte per Rakitic

Sport

Përveç interesit të Interit, Milani gjithashtu po punon për të provuar të nënshkruajë me mesfushorin e Barcelonës gjatë merkatos së janarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç është raportuar nga Sport Mediaset, Boban, drejtori sportiv i Milanit, është duke vlerësuar të gjitha mundësitë për të siguruar shërbimet e Rakiticit.

Duke shfrytëzuar marrëdhënien e afërt që ka me bashkatdhetarin e tij, Boban dëshiron ta bindë Rakiticin se opsioni për të veshur fanellën kuqezi të Milanit është më i miri për të, në rast se ai vendos të largohet nga Barça në janar.

Roli dytësor që ka marrë në këtë sezon me Valverden të shtyn të mendosh se kroati do të largohet, në mënyrë që të mos humbë ritmin e ndeshjeve para Kampionatit Europian verën e ardhshme.

Rakitic në këtë sezon është aktivizuar në 7 ndeshje të La Ligas, por në 6 raste është futur në lojë si zëvendësues, për një total prej 197 minutash. Shumë pak për një lojtar të kalibrit të tij, që në moshën 31-vjeçare dëshiron të jetë në nivele më të larta, aq më tepër që synon të jetë në formë optimale për Europianin.

ME TE LEXUARAT