Greqi/ Ishte i denuar me burgim te perjetshem, shqiptari del i pafajshem

Kosovë&Rajon

Ky është një nga gjyqet e rrallë të ndodhura në Greqi. Bëhet fjalë për shqiptarin Nikolla Vreka, i cili qëndroi në burg dy vite e gjysmë me akuzën për trafikim të drogës. Sot Gjykata e Shkallës së Dytë në Patra njëzëri ka nxjerrë të pafajshëm 47-vjeçarin Nikolla Vreka.

Ai u dënua në vitin 2017 me akuzën e trafikimit të 832 kg kanabis. Akuza kundër tij ishte ngritur më 2013-ën, por u arrestua katër vite më pas në 2017 kur u ndodh për tjetër arsye në komisariatin e policisë. Akuza kundër tij ishte mbështetur tek pretendimi se ishin gjetur shenjat e gishtërinjve mbi një gotë plastike që u gjend në portobagazh të makinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë qëndrimit në burg, shqiptari botoi pesë libra në shqip dhe në greqisht. I lirë sot, por hidhërimi qëndron edhe pse është jashtë hekurave.

Në një intervistë për televizionin ANT, Nikolla- nga i denuar në i pafajshëm, tha: “Besoj ne drejtësinë greke ashtu sic besoj te Zoti. Kur me arrestuan më thanë që je baron, një diçka të tillë, sa mbeta i ngrirë në kangjella. Më thanë se ke bërë import hashashi aq sa u çmenda kur e dëgjova. Kur më thanë “isovia” -burgim i përjetshëm, sa nuk vdiqa. Nëse nuk je një qenie e fortë, mbytesh atje brenda”.

Avokati Mihalis Mitrokalis, lidhur me këtë, tha se “qytetarët e këtij vendi duhet të kenë besim te drejtesia, te gjyqtarët grekë. Edhe nëse bëhet një gabim, e vërteta do të dalë”. Shqiptari kërkon me të drejtën e tij zhdëmtimin ekonomik nga shteti grek për vuajtjen e padrejtë të dënimit në burgun grek./Artikulli u publikua nga gazetari Shpetim Zinxhira

ME TE LEXUARAT