Kosova - Rajoni

Televizioni serb interviston Albin Kurtin, ne sfond shfaqet flamuri kuqezi

Mediat që kontrollohen nga p ushteti në Serbi e të cilat njihen për lajme të pr opagandë pro Vuçiçit, kanë reaguar ashpër pas një interviste të kreut të lëvizjes Vetëvendosja në emisionin ‘Pressing’ të televizionit serb N1.

Xhirimet e kësaj interviste janë bërë në zyrën e partisë së Kurtit në Prishtinë e nga pas shihet edhe flamuri kuqezi. Këtë për G-Express e ka konfirmuar edhe zyra për media e VV-së
Gazeta serbe “Informer” e ka quajtur një gjë të tillë si ska ndaloze, duke thënë se Kurti do të shfaqet në televizionin serb për të promovuar Kosovën dhe ata që pranojnë pavarësinë e Kosovës duke aluduar te Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq e Sllobodan Petroviq.

Më tej kjo gazetë ka shkruar se intervista e Kurtit në televizionin N1 vjen vetëm një ditë pasi përkrahësit e opozitës në Serbi prot estuan para objektit të televizionit publik serb ku po jepte një intervistë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Kurti foli për të kaluarën e UÇK-së, heqjen e taksës 100%, kush do t’i përkasë komunitetit serb në qeverinë e Kosovës, si do t’i qaset dialogut Beograd-Prishtinë dhe marrëveshjen potenciale mes dy vendeve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close