Turisti i zhdukur, gjendet ne barkun e peshkaqenit nje gisht me unaze!

Bota

Duket ky ka qenë fati i tmerrshëm i një turisti 44 vjeçar skocez, i cili është sulmuar nga një peshkaqen teksa notonte në ujërat e ishullit Reunion, territor francez pranë Madagaskarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burri ishte për pushime me të shoqen. Ai ishte zhdukur mëngjesin e së shtunës dhe që prej atëherë, ishte kërkuar intensivisht nga policia, deri edhe me helikopter.

Orët e fundit megjithatë erdhi zbulimi tragjik: në stomakun e një peshkaqeni tigër të kapur në plazh, u gjet një gisht që kishte ende unazën e martesës.

Siç thotë “The Sun”, e shoqja mendon se e ka njohur atë unazë. Në ishullin Reunion ka pasur një seri sulmesh nga peshkaqenët, dhe presidenti Emmanuel Macron deklaroi së fundi gjatë një vizite zyrtare atje se do të bëhet c`është e mundur për të menaxhuar këtë krizë të krijuar në zonë.

ME TE LEXUARAT