Henri Cili eshte pergjuar e fotografuar me gjyqtarin, mori ryshfet dy apartamente ne Velipoje

Aktualitet
Henri Cili eshte pergjuar e fotografuar me gjyqtarin, mori ryshfet dy

Kush eshte zyrtari i larte? Ardian Dvorani flet për arrestimin e Henri Çilit: E njoh por…

Nje grup prej 28 personash, mes të cilëve edhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës dhe botuesi Henri Cili, u arrestuan nga policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas 6 muajsh hetime nga Prokuroria e Gjirokastrës ku u përgjuan disa persona u zbulua implikimi i Henri Çilit dhe personave të tjerë me ndërhyrjet në sistemin e Gjyqësorit për lirimin e vëllezërve Alban dhe Albion Aliko, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Sipas këtyre përgjimeve, babai i të dënuarve, Adil Aliko komunikonte me Çilin, me të cilin ishte njohur përmes kunatit të botuesit, Gazmir Ajdini.

Plot 700 mijë euro u kërkuan nga Çili për të ndërhyrë tek gjyqtarët për lirimin e Alikove. Kjo shumë është rënë dakord që të jepej një pjesë në sasi CASH dhe pjesa tjerë në pasuri. Pronat do të jepeshin në Velipojë dhe disa të tjera në Gjirokastër.

Për të nisur punën tek gjyqtarët, Çilit besohet se i janë dhuruar sipërfaqe toke dhe dy apartamente nga shoqëria “Fishta” në Velipojë, që zotërohet nga biznesmeni Said Fishta. Kontratat e dhurimit dyshohet se janë bërë në 10 janar 2020 dhe se personi që është paraqitur tek noteri dhe ka firmosur në emër të Henri Çilit besohet të jetë Betim Shkupi, në emër të të cilit do kalonin edhe pasuritë në hipotekën e Shkodrës dhe Gjirokastrës, citon vizionplus.

Takim i parë i Çilit me Alikon është përgjuar në dhjetor të vitit që lamë pas, ndërkohë që botuesi i njohur është fotografuar dhe filmuar nga policia e Tiranës, teksa konsumon një kafe me një gjyqtar në një hotel në Tiranë.

Në këtë takim ka qenë dhe pedagogu i UET-së dhe avokati Ilir Korbi, edhe ky i fundit i arrestuar.

Në pranga ka rënë edhe biznesmeni Sait Fishta si dhe noterja ku janë kryer procedurat, Shpresa Gjocaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në një konferencë për mediat tha se Çili po hetohet për disa vepra penale si “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe “Mashtrimi”.

Operacioni i koduar me emrin “Mezhgorani” është shtrirë në Tiranë, Gjirokastër, Durrës, Fier, Shkodër. 14 prej te arrestuarve akuzohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryesisht nga Përmeti, por ka edhe Tepelena, Shkodra, Këlcyra dhe Kruja. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 6 persona dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 12 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

ME TE LEXUARAT