Shperthimi me tritol ne Diber, plagoset nje 27-vjeçar

Aktualitet

DIBËR

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një i ri ka mbetur i plagosur nga shpërthimi me tritol në Dibër. Mësohet se ai është Ismail Kosiqi, 27 vjeç. I plagosur është dërguar në spitalin e Dibrës.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ku në murin e shtëpisë së Gazmir Kosiqit ishte vendosur një sasi eksplozivi. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më 20 mars të vitit të kaluar Gazmir Kosiqit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiqi, 32 vjeç, babai i tre fëmijëve.

Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Kosiqi, ndërkohë më herët kishte qëndruar në Itali dhe kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave të Dibrës. Për vrasjen policia arrestoi 24-vjeçarin Mahmut Gega.

ME TE LEXUARAT