Dosja ‘Termeti’, mberrijne 7 eksperte italiane ne Prokurorine e Përgjithshme

Aktualitet
Dosja ‘Termeti’, mberrijne 7 eksperte italiane ne Prokurorine e

Me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm z.Olsian Çela, me ndihmën e misionit Pameka ne Shqipëri, u mundësua vizita e një delegacioni ekspertësh italianë të kryesuar nga dy prokurorë të prokurorisë së Aquilas z. Fabio Picuti dhe z. Michele Renzo. Takimi i parë u zhvillua sot me Prokurorin e Përgjithshëm z. Olsian Çela. Qëllimi i vizitës është dhënia e asistencës teknike mbi hetimet që lidhen me pasojat e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.

Delegacioni Italian përfaqësohet nga 2 prokurorë të Aquilas përgjegjës për hetime të ngjashme në Itali, një inxhinier si edhe 2 oficerë të policisë gjyqësore. Delegacioni do të zhvillojë sot dhe nesër takime në Durrës me prokurorë të Durrësit dhe Krujës që po hetojnë çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit.

ME TE LEXUARAT