PS e vendosur, Balla: Te henen votojme dy anetaret e Kushtetueses

Politikë

TIRANE

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pavarësisht letrës së Presidentit të Republikës për pezullimin e procesit për anëtarët e gjyaktës kushtetuese, PS duket e vendosur t’i votojë ato ditën e hënë në Kuvend. Në fjalën e tij në takimin e PS, ku prezantohen kandidatët që garojnë për zgjedhjet e 16 nëntorit në PS, nën moton “Ti Zgjedh”, Balla tha se do mundësojnë që brenda pranverës kjo gjykatë të jetë funksionale.

“Është e vërtetë që në mes të tetorit të kaluar KE nuk arriti të merrte vendimin për clejen e negociatave, por nuk duhet të jemi pesimist. Qeveria jonë e drejtuar nga Rama i ka përmbushur të gjithë detyrimet që ka për fillimin e bisedimeve.

Ne përmbyllim ditën e hënë fazën e parë të plotësimit të vakancave në gjykatën kushtetuese, Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e Kushtetueses të hënën. Për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të gjykatës Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Ky është hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës ajo të jetë funksionale.

Do përmbyllim brenda krishtilindjeve edhe reformën zgjedhore me rekomandimet e OSBE ODIHR, Do t’i kalojmë në kuvend për të qenë gati implementi i tyre për zgjedhjet e 2021.

Dyhet të ndryshojmë rregullat për financimin e partive politike. Drejtësia sapo vërtetoi që një parti politike ka falisifikuar deklarimet sa i përket financimit e ky është një akt i rëndë që tregon se rregulluat duhen forcuar që të mos lejojmë asnjë financim të huaj.” tha Balla.

ME TE LEXUARAT