Te henen votohen dy anetare te Kushtetueses, reforma zgjedhore brenda vitit

Aktualitet

Pavarësisht qëndrimit të presidentit Meta, mazhoranca është e vendosur të plotësojë gjykatën Kushtetuese, duke votuar të hënën dy anëtarët e rinj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Këtë e bëri të ditur kreu I grupit parlamentar socialist Taulant Balla, gjatë fjalës së mbajtur në një takim në Tiranë.

 

“Ne përmbyllim ditën e hënë fazën e parë të plotësimit të vakancave në gjykatën kushtetuese, Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e Kushtetueses të hënën. Për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të gjykatës Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Ky është hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës ajo të jetë funksionale.”

Por socialistët synojnë që të finalizojnë edhe reformën zgjedhore, duke miratuar rekomandimet e OSBE – ODIHR-it. Në këtë rast, Balla iu referua edhe financimit te partive politike.

 

“Do përmbyllim brenda krishtilindjeve edhe reformën zgjedhore me rekomandimet e OSBE ODIHR, Do t’i kalojmë në kuvend për të qenë gati implementi i tyre për zgjedhjet e 2021. Duhet të ndryshojmë rregullat për financimin e partive politike. Drejtësia sapo vërtetoi që një parti politike ka falsifikuar deklarimet sa i përket financimit e ky është një akt i rëndë që tregon se rregulluat duhen forcuar që të mos lejojmë asnjë financim të huaj.”

 

Pak dite më parë Presidenti Meta kërkoi që në plotësimin e vendeve vakant në gjykatën Kushtetuese të zbatohet radha ligjore, duke i bërë thirrje parlamentit për veprim.

ME TE LEXUARAT