Lajmi i fundit

Tete klientet u bënë tapë deri ne mesnate, rrahin pronarin e lokalit, ikin pa paguar

Pronari i nje lokali është dhunuar në Pogradec mbrëmjen e djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dunicë të Pogradecit, dhe pronari i lokalit, 40-vjeç është dhunuar nga tetë persona, pasi kishin konsumuar pije alkoolike në lokalin në pronësi të tij.

Shtetasi është identifikuar si Erjon Çollaku dhe është dhunuar me mjete të forta para lokalit të tij duke mbetur pa ndjenja. Biznesmeni është transportuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë dëmtime në të gjithë trupin.

40-vjeçari pasi ka denoncuar rastin në policinë lokale, ku ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close