Samiti i Ohrit, Zaev dhe Pendarovski takim të fshehtë me Aleksandër Soros

Bota

Dje në Samitin e Ohrit bëhet me dije se ka qenë i pranishëm edhe djali i filantropit të majtë George Soros, Aleksandër Soros, së bashku me drejtoreshën strategjike të përgjithshme të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur, Laura Silber.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qyteti i Ohrit në Maqedoninë e Veriut është bllokuar gjatë ditëve të fundit, ku shihet prani të forvave policore në çdo hap, helikopterë ushtarakë që patrullonin si dhe avionë privatë në aeroport. E gjitha kjo pasi në këtë qytet po mbahet samiti rajonal në kuadër të iniciativës për krijimin e mini-shengenit të Ballkanit Perëndimor.

Arsyeja është samiti i Ohrit, iniciativë e Mini-shengenit, një iniciativë rajonale e marrë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, e nisur pas dështimit të marrjes së negociatave në fund të tetorit nga Këshilli Evropian për këto vende.

Mësohet se takimi me dyer të mbyllyra është bërë në hotel Unique në Ohër.

Shtypi dhe publiku nuk u informuan për ardhjen e trashëgimtarit të rrjetit të pasurisë dhe aktivizmit politik të Soros. Ai mbërriti i shoqëruar nga katër persona, përfshirë edhe Drejtoreshën strategjike të komunikimit për Fondacionin e Shoqërisë së Hapur, Laura Silber.

Fondacioni Soros ishte një ndër faktorët kryesor që ndikuan në ‘Revolucionin e Ngjyrosur’ që çoi në ardhjen në pushtet të Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2017.

Financimi nga grupet e Fondacionit Soros, rrodhi në organizatat e krahut të majtë në Maqedoni, të cilët organizuan protesta, përdorën përgjime të regjistruara(Bombat e Zaev)dhe financuan media për të përhapur fake neës-e.

Ka shumë të ngjarë që vizita në Ohër e djalit të multimiliarderit të majtë, të përdoret edhe për takime me kryeministrin Edi Rama, i cili është gjithashtu i afërt me këtë fondacion. Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç po merr pjesë gjithashtu në samitin në Ohër.

Drejtoreshën strategjike të komunikimit për Fondacionin e Shoqërisë së Hapur, Laura Silber.

ME TE LEXUARAT