Lajmi i fundit

Gazetari qe publikoi rastin e Alvinit: Lleshaj nuk po thote te verteten per lirimin e djalit

Ministri i Brendshem Sander Lleshaj deklaroi diten e sotme se operacioni per lirimin e Alvin Berishes ka qene i iniciuar nga shteti shqiptar teksa theksoi se ndihmese ka dhene edhe Italia.

Sipas Lleshajt, ai dhe efektivat e policise shqiptare shkuan deri ne kufirin me Sirine dhe ndihmuan ne lirimin e 11-vjecart. Por gazetari i Le Iene , Taulant Kopliku, i cili ishte ne kampin ku mbahej Alvin Berisha dhe qe punoi me publikimin e kesaj historie, ka reaguar ashper.

Ai thekson se Ministri i Brendshem por flet gjera te paqena dhe se kishte marre me vete ne Beirut nje grup njerezish muskuloze qe nuk paten asnje kontribut.

Reagimi i Taulant Koplikut:
Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.
Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.
Vetem dy gjera te vogla do te thoja.

Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per show e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.

Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.
Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.

Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se “fitores” se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem.

Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close