Reforma zgjedhore/ Opozita mbledh grupin e punes, ja propozimet e rendesishme

Politikë

Opozita vazhdon punën për të pasur gati Platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me Reformën Zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.

Opozita ka propozuar edhe Mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithë përfshirjen dhe konsensusin në miratimin e Reformës Zgjedhore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot në orën 18.00 mblidhet Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme, në rend dite do të jetë:

  1. Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numërimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus çështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.
  2. Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familjare, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.
  3. Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohe  si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.

ME TE LEXUARAT