Refuzoi te ndihmonte lirimin e Alvinit, shkarkohet ambasadori shqiptar ne Turqi

Aktualitet

Ambasadori shqiptar ne Turqi Gant Gazheli është shkarkuar nga detyra. Ai eshte pikerisht diplomati qe sipas gazetareve refuzoi te bashkepunonte per lirimin e Alvin Berishes nga kampi ne Siri. Në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme ka nisur puna për zëvendësimin e tij.

Ministria e Jashmte ka propozuar Kastriot Kobon për të marrë postin e Gazhelit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar seancë dëgjimore ditën e nesërme, 12 nëntor, ora 10:00, në Komisionin e Politikës së Jashtme me diplomatin Kastriot Robo, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.

Kjo lëvizje në selinë diplomatike shqiptare në Turqi ka ardhur pas akuzave ndaj Gazhelit për rastin e 11-vjeçarit, Alvin Berisha.

Gazheli u kritikua ashpër pasi u mbylli telefonin gazetarëve italianë të “Lë lene”, të cilën e telefonin nga Siria dhe i kërkonin t’i ndihmonte me dokumentacionin ashtu sikurse ky i fundit u kishte premtuar për të nxjerrë vogëlushin nga kampi Al Hol

ME TE LEXUARAT