UEFA vendos, ndeshja Shqiperi-France do luhet ne "Arena Kombetare" ne Tirane

Sport

Federata Europiane e futbollit, UEFA këtë të hënë ka bërë me dije se ndeshja Shqipëri-Francë, e 17 nëntorit do të luhet në Tiranë.

UEFA përmes një postimi në faqen zyrtare ka shënuar emrin e “Arenës Kombëtare”, si stadiumin që do të presë takimin, duke zyrtarizuar kështu axhendën, me ndeshjen që do nisë në orën 20:45.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesa duket, UEFA ka pritur edhe ndeshjen testuese ditën e djeshme, mes femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë, ku delegatët kanë mbetur të kënaqur me kushtet për stadiumin, dhe kanë dhënë dritën jeshile në institucionin më të lartë europian të futbollit, që ndeshja me Francën të luhet tek “Arena Kombëtare”.

ME TE LEXUARAT