Gazeta serbe: Udhetimi pa pasaporta ne vendet e Ballkanit do realizohet brenda fundvitit

Aktualitet

Gazeta Blic shkruan se deri ne fund te vitit qytetarët serbë do të jenë në gjendje të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pa qenë nevoja që të jenë të pajisur me pasaportë, për këtë do të mjaftojnë një kartë identiteti.

Punësimi do të jetë i mundur me një leje ekzistuese të punës, ndërsa në pikat e kalimit kufitar të të tre vendeve do të realizohet kontrolli i përbashkët doganor, i cili sipas vlerësimeve të para rezulton me kursime deri në 129 milion euro. Blic ka publikuar edhe një hartë të “Shengenit Ballkanik”, ku Kosova përfshihet si pjesë e Serbisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazeta serbe i përshkruan këto si marrëveshjet apo deklaratat më të rëndësishme të “Mini Shengenit” , siç e quan ajo, që mbështet qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit mes tre vendeve, e që të shtunën, u nënshkruan nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Maqedonisë Veriore dhe Zoran Zaev në Ohër, të cilëve iu bashkuan në bisedime edhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së Denis Zvizdiç dhe ministrja malazeze e Ekonomisë, Dragica Sekuliç. Harta e publikuar prej saj tregon se në “Shengenin Ballkanik” do të përfshihen Serbia ( me Kosovën brenda kufijve të veta), Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bosnja e Hercegovina. Ky Union do të kishte 16,5 milionë banorë dhe një sipërfaqe prej 207 mijë e 831 kilometra katror.

Në Kosovë, vazhdojnë reagimet kundër kësaj nisme. Pas presidentit Hashim Thaçi dhe kreut te LDK-së, Isa Mustafa, ashpër është shprehur kundër saj dhe zëvendësministri në largim i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, i cili foli për për një kurth të Serbisë pro-ruse, ndërsa mos pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit e konsideron një argument të mjaftueshëm që Shqipëria të mos jetë pjesë e kësaj ideje.

ME TE LEXUARAT