Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Rama: Do te mbyllim sportelet per aplikimet

Duke filluar nga viti i ardhshëm, një pjesë e sporteleve do të mbyllen brenda 6-mujorit të parë dhe do të përmirësohen shërbimet për qytetarët.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë eventit të përjavshëm të bashkëqeverisjes, tha se qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetërore për shërbimet që ata kërkojnë.

Dokumentet shtetërore, theksoi Kryeministri, do t’i përgatisin punonjësit e zyrave që paguhen për këto shërbime. Sipas planit të ri të qeverisë, qytetarët do t’i bëjnë aplikimet nga interneti përmes celularit apo kompjuterit pa pasur nevojë të shkojnë nëpër zyra.

“Ka ardhur koha që të bëjmë një hap të madh përpara dhe të kalojmë nga viti i ardhshëm për një periudhë të shkurtër në heqjen e të gjitha letrave, dosjeve, dokumenteve për kërkesat e qytetarëve në masën mbi 90%. Që do të thotë, duke filluar nga viti i ardhshëm do hyjnë në fazë revolucioni në marrëdhëniet me shërbimet, por kjo fazë e re do të jetë pëmbysje e madhe sepse shumë shërbime nuk do të jepen më duke kërkuar qytetarin që të vijë tek sporteli, duke i kërkuar qytetarit që të vijë të bëjë vara-vingo.

Por duke i dhënë mundësinë qytetarit të aplikojë online. Mos marri mundimi të niset për të shkuar dhe për të mbajtur radha. Fare, mos harxhojë asnjë minutë, asnjë lekë për të marrë një shërbim që i takon, por nga telefoni, nga kompjuteri. Do të heqim kërkesën për qytetatët që të sjellin dokumente shtetërore. Do të thotë që nëse ti bën një kërkesë dhe duhen 20 dokumente, nga këto 1-2-3 janë privatë, pra është një vërtetim bankar, vërtetim nga vendi i punës në privat, do ti gjesh vetë.

Dokumente që janë shtetërorë do t’i kërkojnë dhe gjejnë për qytetarin ata që rrijnë atje te sporteli dhe janë mësuar vetëm t’i thonë qytetarit “hë po këtë”. Brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm ne do të mbyllim sportelet në një masë shumë të madhe. Natyrisht për aplikimet“, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.