Vrane te riun nje kondicioner, vetedorezohet ne polici nje prej vellezerve Kusi

Aktualitet

Pas 4 muajve në arrati, është vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e kontrolleve të pandërprera, që Policia e Tiranës ka zhvilluar duke kontrolluar çdo ditë në të gjithë vendet e dyshuara, në fshatra, në banesat e të afërmve, si rezultat i trysnisë së madhe policore, avokati ka dorëzuar një prej vëllezërve. Ndërkohë Albano Kusi aktualisht ndodhet në arrati.

Indrit Çela u vra më 22 gusht teksa po punonte në një vilë për rregullimin e kondicionerit. Griseldo dhe Albano Kusi, djemtë e pronarit të vilës.

Griseldi dhe Albano, dy emra të njohur për botën e krimit me precedentë të mëparshëm penalë, vranë teknikun e kondicionerit dhe u përpoqën që t’ja hidhnin fajin kolegut të të riut.

Kujtojmë se tre të arrestuarit e tjerë janë Edmond Sula, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka gjithashtu akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

ME TE LEXUARAT