Lajmi i fundit

Ministri Lleshaj njofton qytetaret: Nxitoni te aplikoni per pasaporte e leter-njoftim

Ministri Sandër Lleshaj me anë të statusi në “Facebook” shkruan se qytetarët, të cilëve iu ka skaduar afati i përdorimit të kartës të identitetit ose të pasaportës, duhet të nxitojnë të aplikojnë për t’u pajisur me letër-njoftime.

Lleshaj shprehet se 2019 është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi. Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.

Njoftimi i Sandër Lleshajt:

2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi. Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.

Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të NXITOJNË për të aplikuar në zyrat përkatëse.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close