Perplasje brenda PS, Ahmetaj kritika per buxhetin e vitit 2020

Aktualitet

Buxheti i gjashtë i qeverisë socialiste vjen në një moment të vështirë për ekonominë dhe financat e shtetit. Por qeveria pret që situata të përmirësohet vitin tjetër. Por kreu i komisionit parlamentar të ekonomisë është më skeptik se parashikimet e ministrisë së financave

“Rishikoni rritjen ekonomike të vitit 2019, pasi duhet që rritja ekonomike e 6 mujorit të dyrë të jetë 5% që viti të mbyllet në nivelin e 3 deri në 3.5%. E ftoj ministrinë e financave të reflektojë pozicionin e rritjes ekonomike për të konsoliduar nivelin e këtij viti, por edhe parashikimin e vitit të ardhshëm”, thotë ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Planifikimi për rritjen ekonomike nuk ishte rezerva e vetme që Ahmetaj shprehu ndaj projektbuxhetit të vitit 2020.

Hartues i disa buxheteve në qeverinë socialiste, Ahmetaj i kërkoi ministrisë së financave të jetë më agresive në mbledhjen e të ardhurave për të financuar shpenzimet që ushqejnë rritjen ekonomike.

Të ardhurat e buxhetit 2020 planifikohen 502 miliardë, ndërsa shpenzimet e qeverisë pritet të jenë 532 miliardë lekë.

ME TE LEXUARAT