Soft
Qeni zbulon 730 kg heroine, sasia me e madhe ne historine e vendit
Dërgesa, e vlerësuar deri në 87 milionë në vlerë rrugë, iu drejtua një kompanie në Budapest dhe u zbulua nga një qen policie, tha policia.
Prania e drogës në ngarkesë, e cila u vlerësua si e dyshimtë në Kopër pas skanimit, u zbulua nga një qen policie.
Policia gjeti 1.421 pako me heroinë ose 730 kilogramë, që është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Slloveni.
Autoritetet sllovene njoftuan homologët e tyre hungarezë dhe më pas u zbulua se një grup kriminal nga Hungaria kishte organizuar transportimin e drogës nga Irani, e cila ishte e destinuar për një kompani hungareze, transmeton KosovaPress.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!