Lajmi i fundit

Vlore/ Moti i keq demton rrjetin elektrik, disa zona pa energji

 

Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur nga moti i keq. Reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike dëmtuan rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit por edhe ne Lumin e Vlorës.

Fotot dhe video paraqesin pasojat e dëmeve, konkretisht në Nartë, rrëzuar shtylla, në Himarë është stakuar fideri 1, në Dhërmi te pedonalja është shembur një kabinë (pranë Havana), Qeparoi dhe Kudhës janë pa dritat pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos, në në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit 2, kurse në Selenicë kemi probleme në kabinën “Resulaj”, gjithashtu fshatrat Bolene dhe Vranisht.

Aktualisht brigadat e avarive OSHEE Vlorë pasi morën masat tekniko-organizative janë shpërndarë në zonat e prekura, ku në disa akse është duke u punuar, në kushte aspak të favorshme moti.

 

VIDEO

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close