Aktualitet

Anxhela tregon ngjarjen: Po kaloja te Parlamenti kur nje grup djemsh me gjuatjen

Në një intervistë për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, transgjinorja Anxhela, rrëfeu të gjithë skenën e dhunës së ushtruar ndaj saj pak ditë më parë.

Anxhela tregoi se ishte duke kaluar para Parlamentit, atje ku qendron pjesën më të madhe të kohës, ndërkohë që disa djem të moshës 20 vjeçare shpërthyen në të shara, e pak minuta më vonë e gjuajtën derisa humbi ndjenjat.

Transgjinorja tha se kërkoi ndihmë, po asnjë prej dëshmitarëve nuk u afrua ta ndihmonte, ndonëse e shihnin të gjakosur.

Anxhela pranoi se nuk është hera e parë që përballet me situata të tilla, madje ka patur momente kur ka menduar t’i japë vetë fund jetës për shkak të diskriminimit dhe përbuzjes së njerëzve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close