Meta ankohet per opoziten: Basha dhe Monika me lane vetem perballe....

Politikë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kritikuar opozitën duke theksuar se me qëndrimet e deri tanishme i kanë lënë rrugë të hapur kapjes së institucioneve nga Rama. Meta tha në “Opinion” se PD dhe LSI e kanë lënë Presidentin e ekspozuar ndaj një bande.

Megjithatë ai tha se do flas me popullin dhe se nuk është i vetëm.

“PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverise se sa Presidentit. Me ato akte e veprime që kanë bërë deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë. PD dhe LSI i kanë lënë rrugë të hapur kapjes së institucioneve nga Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

PD dhe LSI e kanë lënë Presidentin e ekspozuar ndaj një bande. Por unë do flas dhe me popullin dhe ta dinë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklaratë bëra në Pogradec dhe doli në 1 mijë media ndërkombëtare, ndaj e them që e dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit”, deklaroi Meta.

ME TE LEXUARAT