Robert Berisha ne nje lidhje të re? Kengetari tregon çfare fshihet

Showbiz

Pas ndarjes së bujshme nga Nora Istrefi, Robert Berisha është përfolur për një lidhje të re.

Ai u fotografua në Turqi pranë një modeleje dhe u tha se ajo ishte e dashura e tij e re.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas këtyre fotove Roberti dha një deklaratë ku thoshte se ishte duke xhiruar një klip, ndërsa mbrëmjen e kaluar ka sqaruar situatën që nga fillimi.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” këngëtari ka treguar se e gjitha ka qenë një rastësi.

“Në Turqi kam qenë me xhirime që i bën Big Mama dhe Rina. Këto xhirime i organizon Big Mama. Ajo vajza ishte për xhirime. Është modele që jeton në Amerikë. Po të doja, do kisha ikur diku tjetër dhe jo në Turqi ku ka shqiptarë dhe mund të më bënin shumë lehtë një foto.Ne vendosëm të shijonin kohën e ngrohte dhe pjesa tjetër e grupit nuk zbriti sepse ishin të lodhur. Ishte rastësi që mbetëm vetëm të dy dhe u bënë ato foto”, u shpreh Roberti.

ME TE LEXUARAT