Shqiptaret fshehin ne pyll kokainen me vlere 20 mije Euro, por ua “pi” derri i eger

Soft

Një derr i egër ka shkatërruar thuajse 20 mijë euro kokainë që ishte fshehur në pyll nga një italian dhe tre shqiptarë.

Policia e cila ishte duke i përgjuar tre personat ka dëgjuar që po ankoheshin të të rbuar se kishin humb ur lëndën nar kotike pasi paketimi që kishin përdorur nuk kishte mjaftuar për ta mbrojtur atë nga derri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas autoriteteve italiane, katër personat kishin një rrjet shpërndarje dr oge në Areco dhe Siena. Traf ikantët përdornin emra të ko duar për dr ogën, duke e quajtur “aperitiv”, “prosecco”, “verë” dhe “kafe”.

Sipas mediave italiane, ata kishin thuajse një vit që vepronin në atë zonë dhe shisnin kok ainë për rreth 100 euro grami. Dy prej tyre janë dërguar në bu rg, ndërsa dy të tjerët në arr est shtëpie. Sipas “Il Tirreno”, hetimet nisën pasi një 21-vjeçar shqiptar u gjet i vr arë në maj të vitit të kaluar.

Ndërkohë nuk ka asnjë raportim se çfarë ka ndodhur me derrin e egër. Miliona kafshë të tilla mendohet se jetojnë në Itali, çka është bërë problem për fermerët të cilët i kanë bërë peticion Qeverisë për të ndërhyjë për t’i pakësuar, raporton a2.

Ata fajësohen gjithashtu për mijëra ak sidente me makinë dhe pr ishjen e të korrave, sidomos në vreshtari.

ME TE LEXUARAT