Zevendeson Bashkim Dedjan, betohet anetarja e re e Gjykates Kushtetuese Fiona Papajorgji

Politikë

Betohet para Presidentit të Republikës anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, znj.Fiona Papajorgji. Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, z.Bashkim Dedja. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Papajorgji u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

ME TE LEXUARAT