Shendetesi

Dhimbje në shtyllën kurrizore? Ja pse ndodh dhe kur të shqetësoheni

Shtylla kurrizore është strukturë anatomike ashtu që të mban peshën e gjithëmbarshme trupore, mundëson lëvizjen dhe ndërrimin e pozitës. 60 deri 80% të njerëzve një herë gjatë jetës mund të kenë dhimbje shpine.

Megjithatë, dhimbja e papritur e shpinës mund të tregojë edhe një sërë problemesh ose shqetësimesh serioze shëndetësore.

Ja disa nga shkaqet e mundshme të dhimbjes së shpinës:

Dyshek i gabuar

Nëse ju dhemb shpina sa herë që çoheni natën, atëherë fajin e ka dysheku. Kur ai është tepër i butë ose shumë i fortë, dysheku mund të jetë shumë problematik për kurrizin tuaj. Dysheku i butë nuk i ofron shpinës mbështetjen e duhur dhe pengon qetësimin e muskujve.

Pozicioni i fjetjes

Nëse flini me shpinën në dyshek, atëherë mbani nën gjunjë një jastëk për t’i dhënë shpinës mbështetjen e duhur. Nëse flini përmbys, përpiquni të mbani një jastëk të sheshtë në pjesën e legenit dhe një po aq të sheshtë për kokën.Nëse flini në anë, atëherë mbani jastëk mes gjunjëve ndërkohë që njërën këmbë e mbani të peshuar në të. Shpina kështu do jetë më pak e stresuar.

Qëndrimi i gabuar gjatë ditës

Qëndrimi i keq në tryezë, kërrusja përpara kompjuterit ndryshon dalëngadalë të gjithë strukturën e trupit, duke u shoqëruar me dhimbje. Mundohuni të qëndroni drejt që të shmangni dhimbjet. Shpatullat nuk duhen tendosur, këmbët duhen mbështetur në dysheme ndërkohë që shpina duhet të qëndrojë drejt.

Takat e larta

Takat e larta shkaktojnë probleme me ligamentet e këmbëve dhe kanë tendencën ta kërrusin trupin e një gruaje. Për shkak të takave, dhimbjet e shpinës tek një grua janë të forta. Mundohuni t’i mbani vetëm në rastet kur e keni të nevojshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close