Meta numeron shkeljet e kreut te KED ne padi: Veprime individuale, nuk respektoi afatet

Politikë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka numëruar sot shkeljet që sipas tij ka kryer kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani me emrat e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese. Bëhet fjalë për një pjesë të padisë, të cilën Kreu i Shtetit ka ngritur ndaj Dvoranit, kallëzim që do të depozitohet të hënën në Prokurori.

Meta tha se Dvorani ka kryer veprime individuale dhe nuk ka respektuar afatet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Presidentit ia dërgon më para listën, ndërsa Kuvendit vetëm ditën kur Presidenti e pyet ‘Zotëri po Kuvendit ia ke dërguar’. Po thotë ia dërgova sot. Ndërkohë nuk paraqiten të e dhëna pse janë dërguar dy lista njëherë tek Presidenti dhe pse i janë vonuar një javë Kuvendit. Përse ky kryetar që e di shumë mirë si është radhë në Kushtetutë ia çon presidentit para dhe zgjedh t’ia çoj Kuvendit më pas? Çdo budalla mund të thotë pse nuk ua dërgojë në të njëjtën ditë të dy palëve? Dhe dy palët kishin afat 30 ditë që të merreshin vesh. Këto veprime administrative tërësisht individuale të kreut të KED nuk respektojnë afatin. Pse listat u dërguan në një kohë tek Presidenti?”, u shpreh Meta.

Ai tha se Presidenti ka rregulluar një situatë të pazakontë të krijuar prej kreut të KED.

“Presidenti me këtë vendim paraprak ka rregulluar një situatë të pazakontë të krijuar nga kreu i KED. Më 6 nëntor pasi është njoftuar me akt, kreu i KED ka mbledhur Këshillin. Në këtë mbledhje u thirrën dhe kanë qenë të pranishëm përfaqësuesi i Presidentit, Avokati i popullit dhe përfaqësuesi i Kreut të Kuvendit të Shqipërisë.

Botimi i këtij vendimi në Fletoren Zyrtare është shkelje e hapur me qëllim mashtrimin e opinionit publik. Kryetari i KED e ka konsideruar zonjën Arta Vorpsi si gjyqtare që ka lindur në vakancën e Presidentit të Republikës.

Ardian Dvorani ka kryer veprime të paligjshme dhe që nuk janë në kompetencë të tij. Ka shkelur hapur dhe me dashje Kushtetutën”, deklaroi Meta.

ME TE LEXUARAT