Aktualitet

Sherr me shkopinj gome dhe leva hekuri/ 4 shqiptare te arrestuar në Itali

Një sherr i rëndë ka ndodhur në qytezën e Rutigliano në Itali, ku disa persona janë përfshirë në përplasje të dhunshme ku nuk kanë munguar edhe shkopinjtë e bejsbollit.

Mësohet se katër persona, dy vëllezër në njërin kah e dy në kahun tjetër janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme. Ata kishin lënë të “sqarohen” në Via Montevergine, pranë Via Azezio, shkruan “Il Quotidiano Italiano”.

Pjesëmarrësit në sherr kanë marrë lëndime të shumta në trup, ndërsa pas ndërhyrjes së forcave të policisë, në pranga ranë edhe 4 shtetasit shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur.

Skena u pa nga një punonjës i Policisë Lokale, i cili bëri edhe njoftimin në polici.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close