Shkullaku: 'Unaza e Re', nje projekt korruptiv

Politikë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku tema ishte “Unaza e Re/ A duhen bërë kurban njerëz për vepra publike?”, analisti Armand Shkullaku u shpreh se dhuna e policisë ndaj banorëve është e papranueshme pasi shteti nuk mund të jetë armik i qytetarit.

Ai shtoi se, ky projekt nuk po bëhet për të patur një “Unazë të Re”, por si një projekt korruptiv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dhuna është e papranueshme, shteti nuk është armiku i qytetarit. Qytetari është ai që paguan shtetin. Si mund të ishte zgjidhja për këta njerëz? Shteti është i detyruar për banesë, në çdo konventë për të drejtat e njeriut. Ky problem nuk ka lindur për të pasur një 'Unazë të Re', por ka nisur si një projekt korruptiv. Kur të bëhet ajo Unazë, do dalë sa është sot”, u shpreh ndër të tjera Shkullaku.

ME TE LEXUARAT