Politika
Cakaj takon ministrin maqedonas për Diasporën, ja çfarë diskutuan
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, u takua me Edmond Ademin, Ministrin për Diasporën të Maqedonisë së Veriut, i cili është njëkohësisht edhe President i Komisionit Kombëtar i vendit të tij në UNESCO.
Në këtë takim sipas “Ballkanweb”, u diskutuan një varg çështjesh dypalëshe, nga forcimi i marrëdhënieve me diasporën deri te bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian.
Po ashtu gjatë takimit dy ministrat nënvijëzuan nevojën për bashkërendimin e përpjekjeve në zbatim të projektit të përbashkët rajonal të liqenit të Ohrit i cili tashmë është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!