VIP

Ja shtëpia e pushimeve të familjes Beckham që do ju lë pa fjalë

Familja Beckham është padyshim një ndër familjet më të pëlqyera dhe të komentuara të showbizit botëror, e cila gjithmonë është në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën profesionale por edhe atë personale.

Këtë herë janë publikuar pamje nga shtëpia e tyre e pushimeve në Beverly Hills që do ju lënë pa fjalë.

Mund ta keni imagjinuar që shtëpia e familjes Beckham është një shtëpi luksoze, ku nuk mungon asgjë, por shtëpia e tyre e pushimit i tejkalon parashikimet. Qiraja e vilës është 25 mijë dollar në muaj, ndërsa vlera e saj arrin në 20 milionë dollar.

Shtëpia është e rrethuar nga gjelbërimi dhe ka gjithçka të nevojshme dhe jo vetëm, duke filluar nga kinemaja, deri te pishina gjigante. Po ashtu, vila ka gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë tualete. Muret prej xhami, dyshemeja prej mermeri dhe pamjet spektakolare nga qyteti e bëjnë këtë vilë përrallore.

Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme:

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close