Paris, kater media nuk transmetojne ndeshjen Shqiperi-France nga stadiumi i ri

Sport

Katër stacione radiosh franceze, kanë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të transmetojnë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës ditën e nesërme, për dëgjuesit e tyre.

Është gazeta franceze “L’Equipe”, që shkruan se përfaqësuesit e radiove “Europe 1”, “Radio France”, “RMC” dhe “RFI”, kanë njoftuar se transmetimi nuk është i mundur prej “kostove teknike”, të kërkuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, shkruan panorama sport.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përveç kostove tradicionale për instalimin dhe përdorimin e linjave, nga ana e FSHF siç duket ka ardhur edhe një kërkesë për një kosto tjetër, që për francezët nuk ishte e justifikueshme, dhe nuk ishte aspak në përputhje me rregulloren e UEFA-s.

Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe Federata Franceze e Futbollit, duke u përpjekur për të gjetur një kompromis, por pa një marrëveshje në fund.

ME TE LEXUARAT