PS nxjerr "asin nen menge", rikthen nismen per shkarkimin e Ilir Metes

Aktualitet

Partia Socialiste nisi këtë të shtunë riorganizimin me zgjedhjen e delegatëve të kongresit. Në kryeqytet u aplikua për herë të parë edhe votimi elektronik dhe ai online.

Por ky proces që nuk prek kryetarin vjen në kulmin e konfliktit mes mazhorancës dhe presidentit për çështjen e gjykatësh kushtetuse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sekretari organizativ dhe elektoral i Partise Socialiste Arben Pëllumbi, këtë të shtunë nga edicioni qendror i lajmeve në Vizion Plus është shprehur se procesi i votimit të delegatëve të PS-së ishte një tregues i demokracisë.

Gjithahstu nga Vizion Plus ai është shprehur se mazhoranca është e vendosur për shkarkimin e presidentit Meta, por po presin raportin final të specialistëve të bazuar në raportin e Venecias. Sot anëtarët e Partisë Socialiste votuan për të zgjedhur delegatet e kongresit. Pse është i rëndësishëm ky proces i riorganizimit te partisë që sot qeveris e vetme vendin ?

Ky është një proces statutor i PS-së është një proces që ne e bëjmë çdo katër vjet, që këtë herë filloji në fillim të shtatorit por ne tashmë kemi nisur riorganizimin të PS-së nga struktura bazë dei te të gjithë organet e tjera të partisë në këtë kuadër është dhe riorganizimi i kongresit të partisë që u zhvillua sot. Kandidatët për delegat nga ky kongres kanë dalë nga organizatat e partisë si propozime të drejtpërdrejta dhe sot anëtarësia e partisë ka votuar për përfaqësuesit e saj në organin më të lartë drejtues. Duke shprehur në kët mënyrë një forcë të madhe të PS-së dhe një vitalitet në rritje.

Zgjedhja e delegatëve është vetëm një prej fazave ku do kaloje partia por jo kryetari. Pse PD-ja ka vendosur ne statut qe kryetari nuk zgjidhet sa kohe është kryeministër, a tregon kjo mungese demokracie ne parti ?

Kjo tregon se ose ne kemi gjykuar se për sa kohë që kryetari i PS-së ka kaluar përmes një procesi zgjedhjesh dhe ka marrë mandatin përtej anëtarëve të PS-së edhe të elektoratit shqiptar është një humbje kohe dhe shpenzim nëse duam të kërkojmë rikonfirmimin brenda anëtarëve kur e ka marrë këtë mandat shumë më gjërë. Para dy vitesh kemi dalë nga ku kemi fituar mazhorancën kryetari i PS-së në bazë të statusit që kemi sot nuk kalon në procesin e votimit.

Mazhoranca është përfshirë ne një beteje te ashpër me presidentin e republikës për gjykatën kushtetuese, pse mendoni ju qe dekreti per Marsida Xhaferllarin është nul?

Personalisht do të doja që në një ditë të shënuar për PS-së si kjo e sotmja, një ditë që finalizon përpjekjet e një grupi të madh në PS dhe në një ditë që po përfundon me sukses nuk doja të ndalesha në probleme të tilla. Doja të thoja se ne si mazhorancë dhe personalisht grupi parlamentar i PS-së e ka shprehur qëndrimin në raport me presidentin e republikës, për ne ai duhet të ishte i shkarkuar, gjithsesi ne vijojmë të gjykojmë se nuk ka ndryshuar gjë në mendimin tonë. Meta ka bërë një shkelje të rëndë me 30 qershorin, një shkelje të rëndë me kushtetuten ne besojmë se ai vijon me shkeljet e veta të kushtetutës, tashmë e kemi të deklaruar dhe jemi në pritje të një raporti që duhet të përfundojë komisioni parlamentar, jemi në përfundim të një raporti nga Komisioni i Venecias dhe në këtë kuadër sapo të kemi raportin do të shprehemi në raport me qëndrimin tonë. Por sigurisht fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese që duket se për këtë fjalë po behen edhe keto qëndrime.

Afati i komisionit hetimor per presidentin përfundon ne 8 dhjetor, a jeni te vendosur ti shkoni deri ne fund shkarkimit te ilir metës ?

Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund vendimit për shkarkimin e presidentit por sigurisht është një vendim që varet dhe nga raporti që do të përpilojë raporti me specialistët e fushës duke u bazuar dhe në raport me përfundimet e Komisionit të Venecias, nëse presidenti i Republikës ka bërë shkëlje kushtetuese apo jo. Ne do të votojmë raportin e këtij komisioni, por qëndrimin e kemi bërë me kërkesat për shkarkimin e presidentit dhe e përsërita se nuk është se kemi ndryshuar mendim, por ai ka bërë shkelje me kushtetutën.

A ishte i suksesshëm votimi elektronik dhe online?

Ne bëmë një pilotim duke shfrytëzuar faktin se kishim një proces zgjedhor dhe për të krijuar një bindje si forcë politike pasi kemi pasur mendime të ndryshme. Kemi dashur që ta pilotonim që me 30 qershor por për mënyrën se si u zhvilluan ato zgjedhje nuk u bë i mundur. Opinioni i të gjithë njerëzve që votuan dhe këto janë dhe opinionet e kolegëve që u morën me këtë proces. Ky ishte një proces i lehtë i asimilueshëm nga të gjithë moshat dhe mjaft i sigurtë. Votimi elektronik është një votim ofline ti voton pavarsisht faktit ke apo ske internet se ne e dime infrastrukturën e internetit që kemi në vend. Ne gjithashtu pilotuam dhe një votim online me një grup të zgjedhur me 100 persona që mua më pëlqen më shumë por kjo është personale, pasi mendoj se ju jep mundësi më të mëdha emigrantëve për të qenë prezent në votimet politike. Por të dy sistemet kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre por janë specialistët e reformës zgjedhore që do të marrin vendim dhe gjithashtu duhet një konsensus nga të gjithë forcat politike./vizionplus

ME TE LEXUARAT