Politika

“Situatë dramatike”/ Presidenti Meta thirrje për takim partive opozitare që braktisën Parlamentin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas tensioneve krijuar ditët e fundit në vend ka ftuar kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtëparlamentare, në një takim urgjent.

Letra e Presidentit i është drejtuar Kreut të PD-së Lulzim Basha dhe për dijeni, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu të PR-së, Fatmir Mediu, kryetari të PAA-së, Agron Duka, kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, po ashtu dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së dhe Shpëtim Axhamit të Legalitetit.

Në letër theksohet se: “I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në letrën e kreut të shtetit.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, Meta u takua kokë më kokë me deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, të cilët diskutuan për daljen e vendit nga ngërçi politik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close