Politika

Luan Rama: 17 nentori i 1944, nje medalje krenarie e luftes balliste per çlirimin e Shqiperise

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka kujtuar përpjekjet dhe kontributin historik të shqiptarëve në luftën për çlirimin e vendit. Me një postim në “Facebook”, Luan Rama duke kujtuar datën e çlirimit të Tiranës pohon se “17 nëntori i vitit 1944 duhet të shërbejë si “medalje krenarie e luftës balliste” për çlirimin e Shqipërisë.

Postimi i Luan Ramës:
17 nëntori i vitit 1944, si “medalje krenarie e luftës balliste” për çlirimin e Shqipërisë.Sot është 75-vjetori i çlirimit të Tiranës. Brigadat, divizionet dhe korparmatat balliste me në krye Mid’hat Frashërin dhe Kadri Cakranin, me “vendosmërinë, heroizmin, atdhedashurinë dhe sakrificat” e tyre të panumërta, ia dolën t’a shporrnin pushtuesin nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre partizanë, dhe çliruan kryeqytetin. Në themelet e lirisë së Tiranës, qëndron gjaku i ballisteve dhe ballistëve trima që u flijuan për çlirimin e atdheut dhe ëndërra e tyre si amanet në poturet e Edi Ramës, që jargavitet pas kufomës së Mid’hat Frashërit!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close