Lajmi i fundit

Meta mesazh tifozerise pas ndeshjes: Nuk isha me ju se stadiumit i hoqen emrin

Presidenti Ilir Meta u ka adresuar tifozeve te Shqiperise nje mesazh te forte pas ndeshjes mes Shqiperise dhe Frances. Ai thekson se zgjodhi te mos shkoje ne stadium per shkak te heqjes se emrit te stadiumit kombetar dhe zevendesimin e tij me nje emer komercial.

Mesazhi i Metes:
Të dashur tifoza Kuq e Zi!
Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh.

Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”

Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.
Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada! ???

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close