Mbyllet ndeshja, Shqiperia mundet nga Franca 0-2
Minuta 93 – Ka perfunduar ne stadiumin Arena Kombetare ndeshja mes Shqiperise dhe Frances. Rezultati i takimit 0 – 2 konfirmoi pamundesine e kombetares shqiptare per te shenuar qofte edhe nje gol te vetem ne kete ndeshje qe u perjetua nga shqiptaret si nje feste per shkak te inagurimit te stadiumit.
Minuta e 31- Antoine Griezmann shenon ne porten e Shqiperise pas nje aksioni te nderlikuar e te gjate te Francez e cila manovron lirshem para portes kuqezi si pasoje e gabimeve te mbrojtjes tone.
Minuta e 8 – Nje faull i Hysajt ne zonen para portes i eshte dashur Frances qe me nje goditje denimi ne minuten e 8 te shenoje golin e pare ndaj Shqiperise.
Ka qene Corentin Tolisso ai qe ka arritur te shenoje duke prekur rrjeten e Shqiperise nga goditja e denimit ne zonen para mbrojtjes kuqezi.
Ndeshja:
Franca hidhet në fushë me formacionin 4-2-1-3, një vendosje që lehtësisht kthehet në 5-2-1-3. Në sulm janë Giroud dhe Ben Yedder të mbështetur nga mrapa nga Griezmann. Bie në sy mungesa e Loris i cili zëvendësohet nga Mandanda.
Nga ana tjeter trajneri Edi Reja ka zgjedhur të hidhet në fushë me formacionin 4-3-1-2. Në portë ndodhet Berisha ndërsa në mbrojtje Hysaj, Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli.
Në mesfushë janë Gjasula, Bare dhe Lenjani. Sulmi përbëhet nga Balaj dhe Manaj që mbështeten nga Qose.