Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Morena Taraku prane femijeve: Nuk kam qare kaq shume qekur me vdiq mami

Këngëtarja e njohur Morena Taraku është nisur drejt Shqipërisë për t’i qëndruar sa më pranë e për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

Ajo i është bashkuar reperit Stresi dhe së bashku po vizitojnë të gjithë personat që kanë nevojë për strehim, ushqime dhe rroba.

Në llogarinë e saj në Instagram, Morena ka ndarë momente me disa fëmijë të prekur nga tërmeti, duke shkruar fjalët më të dhimbshme krahas postimit.

“Kam qarë dhe s’ndaloja dot. S’kam qarë kaq shumë që prej vdekjes së mamasë 15 vite më parë. T’ju dëgjoja dhe të dëgjohesha nga ju, do të thotë gjithçka për mua. Do t’i mbaj gjithmonë me vete bisedat dhe historitë që ndamë këto ditë së bashku. Gjithmonë do të jem e hapur për ju. Me dashuri, Morena.”- janë fjalët e saj krahas videos.

Leave A Reply

Your email address will not be published.