Pezullimi i Arben Malajt, Vasili: Termeti nuk i ndal Rilindasit per hakmarrje

Politikë

Sot është pezulluar nga puna si këshilltar i Bankës së Shqipërisë Arben Malaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar nënkryetari i LSI Petrit Vasili. Ky i fundit shprehet se as tërmeti nuk i ndal Rilindasit për hakmarrje.

Postimi i Petrit Vasilit:

Pezullojne Arben Malaj, Profesorin e financave,socialistin e oreve te para dhe nje nga ministrat, qe kane qene krenaria e partise socialiste edhe kush pa shkollepaket e Rilindjes. Kjo eshte mirenjohja e rilindjes per socialistet.

As termeti nuk i ndal rilindasit kur vjen puna per hakmarrje.

Lexojeni vendimin e qeverise se shkollepakesise.

VENDIM Nr. 766, datë 3.12.2019 PËR PEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

ME TE LEXUARAT