Prokuroria nis hetimet: 7 pallate 5 kateshe ne Laç do te shemben

Aktualitet

Prokuroria e Kurbinit nis hetimet për 7 pallate të dëmtuara në Laç nga tërmeti i 26 nëntorit dhe të kthyera në të pabanueshme.

Burime konfidenciale nga policia bënë me dije se jenë referuar materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim, sepse nga veprimet e kryera nga ekspertët teknikё të ngritur nga Bashkia, Kurbin dhe grupi i punës i ngritur nga D.P.P. Shtetit, rezultoi se në lagjen nr. 3 Laç, Kurbin, 7 pallate, 5 katёshe, si shkak i tërmetit tё datës 26.11.2019, do të shemben.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve pallatet kishin dëmtime të shumta: plasaritje, shembje tavani dhe savaje. Ndërkohë nga grupi hetimor u morёn pjesё tё lёndёs sё ndёrtimit tё pallateve si: tullё, llaç lidhёs ndёrmjet tullave, beton tё kolonave dhe kampione suvatime.

ME TE LEXUARAT